Probleme në platformën Zoom, përdoruesit nuk flasin dot

SHKARKO FALAS PERPUTHEN MEDIA
Perputhen.net

Shumë përdorues të platformës Zoom kanë raportuar se kanë pasur probleme këtë mëngjes duke mos mundur të bëjnë thirrje apo të ndjekin mbledhjet.

Problemi duket se është global duke ndikuar tek përdoruesit në Mbretërinë e Bashkuar, Australi, por edhe në shtetet e tjera europiane si Finlandë apo Gjermani.

Tani problemi është zgjidhur.

“Ne e kemi zgjidhur këtë problem që shkaktonte shkëputje gjatë takimeve direkte në internet. Ne do të vazhdojmë të ndjekim situatën dhe do të bëjmë disa ndryshime”, ka thënë një zëdhënës i kompanisë.

free forum

Në Twitter zyrtar të platformës ka patur shumë reagime ku veçojmë komentin e një mësuese e cila nuk ka nisur dot mësimin.

Gjatë pandemisë platforma Zoom u bë një mjet i rëndësishëm komunikimi për të gjithë njerëzit që punonin, ndiqnin leksionet apo komunikonin me të afërmit e tyre në grupe të mëdha. /tvklan

Advertisements

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *