Edhe të imunizuarit përhapin variantin Delta

SHKARKO FALAS PERPUTHEN MEDIA
Perputhen.net

I domosdoshëm përdorimi i maskave dhe masave të tjera mbrojtëse, pavarësisht statusit të vaksinimit

Raportet nga vende të ndryshme po konfirmojnë frikën e shkencëtarëve sipas të cilëve varianti Delta që u përhap me shpejtësi të frikshme në Prill dhe Maj 2021 në Indi ka të ngjarë të përhapet më shumë se variantet e tjera në personat e vaksinuar. Të dhënat nga testet e Covid-19 në Shtetet e Bashkuara, Britaninë e Madhe dhe Singapor tregojnë se personat e vaksinuar që infektohen me Delta-Sars-CoV-2 mund të kenë në zgavrën e hundës po aq virus sa të pavaksinuarit.

Kjo do të thotë që pavarësisht nga mbrojtja prej vaksinimit, disa nga të vaksinuarit mund ta kalojnë virusin Delta tek të tjerët dhe të kontribuojë për përhapjen e tij, thotë David O’Connor, virolog në Universitetin Wisconsin-Madison.

Prandaj mbajtja e maskave duhet të vazhdojë, veçanërisht në ambiente të mbyllura për të zvogëluar transmetimin. Studiuesit theksojnë se vaksinat antiCovid-19 të mbrojnë kundër sëmundjeve të rënda dhe vdekjeve, por të dhënat mbi transmetimin e variantit Delta tregojnë se njerëzit që vaksinohen duhet të respektojnë megjithatë masat parandaluese.

Përhapja e vatrave realizohet edhe përmes festave të vogla familjare. Në Provincetown u bënë analiza të pjesëmarrësve në aktivitete dhe tubime të mëdha, kurse në Wisconsin u bënë analiza të njerëzve që kishin marrë pjesë në festa të vogla familjare. Dhe sipas studiuesve edhe grupimet me pak vetë mund të kontribuojnë për përhapjen e variantit Delta.

free forum

“Duke pasur parasysh nivelet e larta të virusit Delta që vërehen në javën e parë të infektimit, masat mbrojtëse si maskat dhe higjiena e duarve të mund të zvogëlojnë transmetimin janë të rëndësishme për të gjithë, pavarësisht nga statusi i vaksinimit”, thotë bashkautori i studimit Barnaby Young, studiues i sëmundjeve infektive në Qendrën Kombëtare për Sëmundjet Infektive në Singapor.

SHKARKO FALAS PERPUTHEN MEDIA
Perputhen.net

Klan News

Advertisements

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *